Skip to content

Aksident pranë spitalit të Beratit, ambulanca përplaset me një makinë, raportohet për të plagosur

f53efa3f b3cb 4be9 a9ce 2cb8efd2eff4

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit. Gazetarja Eneida Petova sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrapi”, në lagjen “30 Vjetori”, ku nga përplasja ka dëme materiale dhe lëndime të lehta, të personave që ndodheshin brenda mjeteve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.

(BalkanWeb)