Skip to content

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 67-vjeçare kineasti i njohur shqiptar

Kineasti i njohur shqiptar Petrit Ruka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67-vjeçare.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, në  Akademinë e Arteve të Bukura, gjatë viteve 1985-1986 në Tiranë. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, në Tepelenё gjatë viteve 1976-1984.

Skenarist dhe regjisor pjesë e Kinostudios “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996.

Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve  2000 – 2000.

Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare në vitet 2000-2005 dhe 2007-2008, si dhe pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.

/faxweb