Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka finalizuar një operacion masiv në Kadastrën e Lushnjes. Policia ka arrestuar 10 persona. Mes tyre është edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.
Tushe dyshohet se ka dhënë leje ndërtimi të paligjshme për subjekte dhe individë të caktuar duke shfrytëzuar pozitën e tij si kryebashkiak i Lushnjes.
