Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Nëse je i përfshirë në korrupsion, pavarësisht sa i fuqishëm mendon se je, ka ardhur koha të mendosh për pasojat që veprimet e tua do të kenë mbi familjen dhe vendin tënd.
Ka ardhur kohë të mendosh nëse ia vlen të shkosh në burg. Ka ardhur koha të ndalosh. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.
