Skip to content

Punimet e OSHEE, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme, më 7 korrik, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstuksionit të kabinave.

OSHEE sqaron se energjia do të stakohet pjesërisht në rrugët: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim, 7 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore.