Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion Arben Kraja, në konferencën për forcimin e drejtësisë penale, ku morën pjesë krerët më të lartë të drejtësisë në vend, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorja e ShBA-ve Yuri Kim, deklaroi se SPAK ka qenë kundër ligjit të përgjimeve nga ana e Policisë së Shtetit pa miratimin e prokurorit.
Për sa i përket aksioneve të fundit të ndërmarra nga SPAK për abuzimin me fondet publike, ku në pranga përfundoi kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, Kraja theksoi se ky nuk është fundi por vetëm fillimi.
“Prokuroria e Posaçme ka qenë kundër ligjit për kryerjen e përgjimeve nga ana e policisë.
Rastet e aksioneve të ditëve të fundit janë një frytr i një punë të bërë gjatë muajve të fundit, dhe ato nuk janë fundi por fillimi.
Lufta kundër krimit dhe korrupsionit së bashku me partnerët tanë, ashtu sikurse lufta ndaj keqmenaxhimit të fondave publike do të vijojë.
Puna jonë mbaron kur ne të kemi një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet e tjera dhe shpresojmë se në takimet e ardhshme të kemi sa më shumë takime të tilla për të raportuar dhe rezultatet e punës tonë”, tha Kraja.
…
/faxweb
