Në punimet e seancës së fundit plenare të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, është vendosur në rend dite votimi i ish- zëdhënëses së Partisë Socialiste Armela Krasniqi në krye të AMA-s. Një vendim që duket se nuk ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve, pasi pas kërkesës së Delegacionit të BE-së për të shtyrë votimin në shtator. Në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s ka reaguar dhe Ambasada Britanike në Tiranë, e cila e vë theksin te proceduarat transparente përmes zgjedhjes së individëve të pavarur në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.
Njoftimi i plotë: Ambasada Britanike ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).
Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.
Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.
Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit.
…
/faxweb
