Skip to content

Evidentimi i personave me simptomat e dyshuara të variantit Delta, reagon ISHP: Ja si qëndron e vërteta

Mëngjesin e sotëm qarkulloi në media lajmi se simptoma të dyshuara të mutacionit “Delta” janë evidentuar në dy raste pozitive në qarkun e Gjirokastrës.

Instituti i Shëndëtit Publik përmes një njoftimi ka reaguar në lidhje me këtë lajm dhe bën me dije se aktualisht në vend nuk është evidentuar prezenca e variantit “Delta”.

Njoftimi i plotë: Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.

/faxweb