Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s. Basha shkruan se kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë thirrjen e BE për ta shtyrë votimin për në muajin shtator.
Ndër të tjera, ai e cilëson këtë hap të qeverisë, jo si një forcë, por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë.
Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA.
Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, shkruan Basha.