Skip to content

Video tronditëse: Pema godet çatinë e shtëpisë, bebja shpëton mrekullisht (Momenti kur nëna vrapon e tmerruar)

Pamje të rënda janë ato që vijnë nga një shtëpi në Luizana të SHBA-ve. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një fëmijë, duke qëndruar i shtrirë në krevatin e tij.

Papritur, një pemë godet çatinë e godinës dhe mbeturina të shumta bien mbi foshnjën. Ai nis të qajë i frikësuar, por fatmirësisht arriti të shpëtojë mrekullisht nga një vdekje e mundshme.

Djali është cilësuar si vetëm 5 muajsh, ndërsa në ndihmë atij i kanë ardhur prindërit, menjëherë pasi dëgjuan zhurmën e fuqishme që u shkaktua nga goditja.

Sipas mediave të huaja, foshnja dhe prindërit, përkohësisht, janë shpërngulur në një tjetër shtëpi, ndërsa kanë kontaktuar kompaninë e sigurimeve për të riparuar dëmin e shkaktuar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb