Skip to content

VIDEO/ Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës, katër në pranga dhe një në kërkim (EMRAT+FOTO)

Policia greke, ka bërë të mundur goditjen e një grupi trafikimi droge, që operonin në zonat e Agia Varvara, Halandri dhe Kolono.

Në prangat e policisë, si pjesë e grupit, kanë rënë dhe 4 shqiptarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë:

Haxhi Bashkim Isufaj, 25-vjec nga Patosi
Dhimitrios Vladimir Kapllani, 23-vjec nga Erseka
Mattheos – Anestis Kostandin Qarri, 17-vjec
Dhjonisi Vladimir Kapllani, 19-vjec nga Erseka

Ne kërkim është:

Meti Bashkim Isufaj, 33-vjec nga Patosi

Policia njofton më tej, se grupit në total i janë sekuestruar 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kg dhe 461 gramë marijuhanë e llojit “skunk” dhe 31 gram kanabis.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb