Skip to content

Mbytën lagjes e Athinës me kokainë dhe hashash, droni kap mat 4 ‘spacciator-ët’ shqiptarë nga Erseka dhe Patosi (EMRAT+FOTOT)

Autoritetet greke kanë bërë të mundur zbulimin dhe goditjen e një grupi shqiptarësh, që trafikonte drogë, kokainë dhe hashash në zonat e Agia Varvara, Halandri dhe Kolono.

Grupit në total i janë sekuestruar 2 kg e 30 gram kokainë, 5 kg e 461 gramë marijuhanë dhe 31 gram kanabis.

Në prangat e policisë ranë 4 shqiptarë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Personat e arrestuar janë:

Haxhi Bashkim Isufaj, 25-vjec nga Patosi
Dhimitrios Vladimir Kapllani, 23-vjec nga Erseka
Mattheos – Anestis Kostandin Qarri, 17-vjec
Dhjonisi Vladimir Kapllani, 19-vjec nga Erseka

Në kërkim është shpallur:

Meti Bashkim Isufaj, 33-vjec nga Patosi

/faxweb