Dubai është tronditur nga një shpërthim I fuqishëm mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave paraprake raportohet se shpërthimi ka ndodhur në Portin e Jebel Ali në periferi të Dubai.
Sipas mediave lokale incidenti ndodhi rreth mesnatës dhe është parë e dëgjuar në të gjithë qytetin në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mbetet ende e paqartë se çfarë kishte shpërthyer, megjithëse sipas të dhënave paraprake raportohet se ka shpërthyer një anije cisternë e mbushur me karburant.
Një numër i madh i shërbimeve të urgjencës kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Ndërkohë në rrjet janë publikuar pamjet nga vendi ku ndodhi shpërthimi ku shihet copa të mëdha metalike dhe mbetje që dyshohet se janë të anijes që u hodh në erë.
BREAKING: Large explosion at the Port of Jebel Ali in Dubai, cause unknown pic.twitter.com/8ErwMUxgPS
— BNO News (@BNONews) July 7, 2021
Aftermath of explosion at Jebel Ali port this evening. #UAE pic.twitter.com/QojeIKyRBq
— Joe Truzman (@JoeTruzman) July 7, 2021
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
