Vendi ynë do të ndikohet sot nga depërtimi gradual i masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

 

Moti pritet të jetë i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare në relievet malore, në lindje të territorit dhe në pjesën jugore.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim 1-8m/s, e hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat do të regjistrohen nga 16 gradë celcius në ato minimale, deri në 38 gradë celcius në ato maksimale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko