Skip to content

Qyteti me temperaturat më të larta në vend, si e përballojnë të nxehtin qytetarët e Elbasanit

Ndërsa temperaturat kanë shënuar sërish rritje qytetarët e Elbasanit përpiqen të gjejnë strehë në vende të freskëta. Vetëm 5 km nga qyteti i Elbasanit gjendet pika turistike e Byshekut. Nën hijen e rrapave shekullore dhe burimit të ujit të ftohtë qytetarët kalojnë disa ore të freskëta dhe të qeta. Një nga problemet që ankohen qytetarët dhe turistët është ndotja e ujit.

Të intervistuar nga gazetarja e Fax News Entela Duka qytetarët të cilët po pushojnë në pikën turistike të Byshekut u shprehën se është një mundësi shumë e mirë për të pushuar dhe për të mos ndjerë vapën e madhe.

“E kemi afër dhe këtu është freskët dhe kemi ardhur në këtë pikë turistike, na pëlqen shumë Bysheku dhe është më mirë se të shkosh në pishina”-u shprehën qytetarët.

/faxweb