Skip to content

“Më problematike se zgjedhja e Zonjës Krasniqi është …” Analisti Baçi i shqetësuar me veprimet e Ramës: Pasojat do t’i vuajnë shqiptarët, Kryeministri flet pa turp fare sikur …

Analsiti, Agim Baçi ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, ku ka folur për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s, me votimin që u bë ditën e djeshme në seancën e fundit parlamentare të legjislaturës që lamë pas.

I pyetur për miratimin në kuvend ditën e djeshme të Armela Krasniqit, pavarësisht thirrjeve që të pritej deri në shtator kur të kthehej opozita në kuvend, analisti Baçi në fakt nuk e shikon si problematikën më të madhe këtë votim.

Agim Baçi thotë se gjëja më problematike është tallja dhe injorimi që bën mazhoranca me ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së, duke treguar se Kryeministri Rama nuk ka ndërmend të ndalet nga asgjë pa përmbushur dëshirat e tij.

“Më problematike se shkuarja në fund e emërimit të zonjës Krasniqi në krye të AMA-s, pashë modelin injorues, tallës, të mazhorancës lidhur me ambasadorin e BE-së dhe OSBE-së në Tiranë. Kjo tregon që z.Rama nuk ka ndërmend të ndalet nga asgjë nga dëshirat e tij. Dje përdori për herë të fundit ata deputetë që për dy vite me radhë i përdori për të miratuar ligjet që donte ai. Ata votuan më me shumë milintantizëm sesa vetë deputetët e opozitës. Ky lloj votimi që do të rëndojë mbi shqiptarët . PD i ka marrë përgjegjësitë e veta për tërheqjen e deputetëve dhe sjelljen e këtyre sharlatanëve, të cilët e bënë parlamentin një vend qesharak. Në një sallë ku ti pret vendime për të ardhmen e shqiptarëve, ti sheh komedi të tilla që në fakt janë tragjike për të gjithë. Ata as nuk e kuptonin se çfarë rëndësie kishte ngritja e kartonit. Kur i sheh nuk ke gjë tjetër veçse një keqardhje të madhe dhe thua faleminderit Zotit që mbaroi dhe mos ardhtë më një kuvend i tillë kaq qesharak dhe i dëmshëm për demokracinë”, tha Baçi.

Sipas analistit, pasojat e këtyre veprimeve të Ramës do t’i vuajnë shqiptarët dhe këto pasoja do të shihen në të ardhmen.

“Shqetësuse ështe se kreu i ri i AMA-s u vë pa asnjë lloj debati. Media duhet të ishte pjesë e një debati shumë të madh. Nuk ju dha kjo mundësi dhe Rama plotësoi ato tekat e fundit të tij. Dje ishte dita e fundit, do ta plotësonte dhe këtë. Vendimet që janë marrë këto dy vite me shumicë kartonash, do t’i shikojmë më vonë ndikimin në jetën e shqiptarëve. E shikoj si një vijëmsi të shakave që Rama ka marrë për t’u tallur me shqiptarët”, tha ai.

Në fund, Agim Baçi u ndal dhe te takimi i sotëm që Rama zhvilloi me Policinë e Shtetit. Baçi e kritikoi Kryeministrin për mënyrën si flet, duke u shprehur se kjo mënyrë të jep përshtypjen sikur Rama ka qenë në opozitë gjithë këto vite dhe tashmë ka marrë pushtetin.

“Mjafton të shikoje sot takimin me Policët Z. Rama nuk ka turp fare të flasë sikur ka qenë në opozitë dhe erdhi në pushtet tani. Këto qendrime i ka thënë në vitin 2013, në vitin 2017. Këto po i thotë tani përsëri. Kjo është një shaka e madhe sepse mjafton të shikojmë dosjen e arrestimeve të “Shpirtit”, që të kuptojmë se policët nuk kanë pasur asnjë mundësi që t’u kundërvihen shefave të tyre por janë bërë thjeshtë pjesë e strukturës me urdhër nga lart. Kjo është një dosje më e rëndë se ajo e Z. Tushe,” theksoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb