Neritan Ceka,i ftuarnë emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij, tha se ai do ta mbështesë Lulzim Bashën, edhe pse PD është në opozitë.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi:Një lider opozite ka humbur katër herë në zgjedhje mos është vallë ky fitimtar për të humbur ?
Ceka:Po përse duhet të fitojë gjithmonë? Këta çunat e mirë që kemi sot në opozitë po i fute në pozitë nesër, do të bëhen si këta që janë tani, çfarë fituam asnjë gjë.
Rakipi:Ju po thoni të rrinë në opozitë?
Ceka:Të rrinë në opozitë, të forcojnë opozitën të bëjnë opozitën mirë,sepse këtë se kemi pasur.
Rakipi: Dhe vetë Bashës kjo ipëlqen, me çfarë kemi vënë re.
Ceka:Kjo më pëlqen dhe mua.
Curri:Kjo është origjinale.
Rakipi:Na keni kapur mat, se dhe atij këtu i ka mbetur mendja, thotë rri aty në opozitë.
Curri:Dhe ai. një ditë kur të fitojë, do të habitet.
Rakipi: Nuk besoj se do ta pranojë. Ai nuk ikën nga aty.
Ceka:Unë do ta mbështes për opozitë.
Curri:Përjetësisht?
Ceka:Përjetësisht.
Rakipi:Ai nuk ikën ng partia
Ceka:Do ta mbështes edhe katër vjet si zgjedhës,se njerëzitmendojnë se jam i PD-së, por nuk jam aktivist i PD-së.