Skip to content

Lezhë, fqinjët ndjenë erën e keqe dhe lajmëruan policinë, gjendet i vdekur në banesën e tij një 55-vjeçar (EMRI+DETAJET E PARA)

Një 55-vjeçar raportohet të jetë gjetur pa jetë në banesën e tij në lagjen ‘Skënderbeg’ të qytetit të Lezhës.

Ai është identifikuar si Kujtim Metrushi, i cili është konstatuar i pajetë nga zjarrfikësit, të cilët kanë hyrë në banesën e të ndjerit, sapo janë lajmëruar nga banorët e pallatit, të cilët pasi kanë konstatuar një aromë të rëndë që vinte nga banesa e 55-vjeçarit, kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur edhe hetimet përkatëse për këtë ngjarje.

Sipas burimeve tw ‘Fax News’ rezulton se viktima jetonte vetëm në banesë, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

/faxweb