Skip to content

Detaje të reja nga viktima që u gjet i vdekur në Lezhë, një grua i kishte vdekur, tjetra jetonte në Greqi së bashku me fëmijët (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Kujtim Trushi, personi që u gjet i vdekur në banesën e tij në një pallat në lagjen Skëndërbej në Lezhë.

Fax News mëson se viktima jetonte i vetëm në banesën e tij, pasi gruaja dhe fëmijët jetonin në Greqi. Ndërkohë mësohet po ashtu se ai ka qenë i martuar dhe më parë por gruaja i kishte vdekur.

Kujtim Trushi u gjet i vdekur mbrëmjen e sotme pasi aroma e keqe që vinte nga banesa e tij kishte shqetësuar fqinjët, përshkak se ata kishin dy ditë që nuk e kishin parë në lagje.

Një rubinet uji po ashtu bëri që fqinjët të shqetësoheshin, por ata fillimisht menduan se mos kishte ikur me pushime dhe e kishte harruar hapur.

Lajmërimi i policisë dhe ardhja e zjarrfikësve zbuloi që Kujtim Trushi kishte humbur jetën rreth dy ditë më parë. Trupi i tij u gjet në banjo, ndërkohë dyshohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

/faxweb