Gjykata e Krujës ka lënë në burg 51-vjeçarin Artan Islamalaj, i cili disa ditë më parë ekzekutoi në një kapanon në fshatin Bubq, bashkëshorten e tij Klarita Islamalaj. Masa e sigurisë ndaj autorit të krimit të rëndë është dhënë në spitalin e ‘Traumës’, kjo për shkak edhe të gjendjes së tij shëndetësore.
Nga hetimet ka rezultuar se autori pasi ekzekutoi bashkëshorten ka goditur veten disa herë në bark me armën e krimit si dhe ka prerë edhe qafën.
Ka qenë përgjegjësi i kapanonit ku ndodhi krimi ai që ka zbuluar ngjarjen e rënde. Pasi ka parë një automjet që nuk e njihte dhe brenda tij nje person të përkulur e të gjakosur, la lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarkes dhe ka gjetur atë Klaritën pa shenja jete dhe bashkëshortin e saj të përekulur, ku si pasojë e plagëve që i kishte shkaktuar vetes, kish humbur shume gjak, por ai mundi ta kalojë rrezikun per jeten dhe të shpëtojë.
Tashmë 51-vjeçari do akuzohet për akuzën, e vrasjes në familje”. Ndërkohë, nga hetimet e grupit hetimor mësohet se çifti ditën kur ndodhi krimi ishin nisur drejt Krujës pasi atë ditë do të paraqiteshin tek noteri pasi ishin ne procedura për të shitur një tokë, në këtë zonë që familja Ismalaj kishte në pronësi. Ky detaj është zbuluar nga dëshmia e djalit të madh të çiftit, i cili sipas grupit të hetimit është shprehur se prindërit e tij kanë pasur debate mes tyre por asnjëherë nuk e ka menduat se situata do shkonte deri në këtë pikë. Ndërkohë hetuesit përveç shkaqeve të xhelozisë së autorit dyshojne se 51-vjjeçari ka ndërmarrë aktin e rëndë edhe për konflite që ato kanë pasur për pasuritë.
…
/faxweb
