Skip to content

Bisedë telefonike Akar-Peleshi, në fokus çështjet rajonale dhe dypalëshe të mbrojtjes e sigurisë

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare te Turqise përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, dy ministrat diskutuan veçanërisht çështjet rajonale të mbrojtjes me interes të përbashkët.

“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi. Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale dhe dypalëshe të mbrojtjes e sigurisë, përfshi këtu edhe Afganistanin”, shkroi Ministra në “Twitter”.