Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Maliq, kamioni i ngarkuar me dru del nga rruga dhe zë poshtë ‘Drejtorin e Pyjores’

Një aksident i rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Dushar të Njësisë Administrative Lozhan. Një kamion tip IFA i ngarkuar me dru, ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka zënë poshtë një person i cili ka ndërruar jetë. Mësohet se viktima është 38 vjeçari Marsel Nazifi, drejtor i pyjores pranë bashkisë së Maliqit. Forcat zjarrfikëse bashkë me policinë janë ende në vendngjarje. Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga banorë të fshatit. Viktima ka qënë i shoqëruar me 4 persona të tjerë për të cilët ende nuk ka informacion.

/faxweb