Pas takimit të Ramës me kryebashkiakët, ka ardhur edhe reagimi i Lulzim Bashës.
Ky i fundit i kujtoi kryeministrit se peshku qelbet nga koka.
Basha shkruan se Rama mund të bëjë koka turku bedelët e tij, por se shqiptarët e dinë mirë problemin.
“Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se PESHKU QELBET NGA KOKA!”, shkruan Basha, teksa publikon edhe një tabelë.

