Skip to content

“Fatos Tushen e hodhi se ishte i ngordhur”, Vasili komenton mbledhjen e Ramës me kryebashkiakët: Situata është qelbur

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një intervistë përmes ‘skype’ me Fax News, ka komentuar mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, si dhe arrestimin me urdhër të SPAK të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

Vasili tha se ajo që bëri Rama sot me kryetarët e bashkive ishte një akt prej banditi, pasi nuk mund të kujtohet pas 8 vitesh në qeveri për korrupsionin.

“Besoj se sot të gjithë kanë përjetuar një moment shumë të rëndë, qeverisemi nga një kryeministër që është bandit i vërtetë, pasi pas 8 vitesh në qeveri thotë se korrupsioni nuk ka ngjyrë.

Flet për prokurime, ndërkohë që ka qenë ky vetë që ka lejuar të zhvillohen qindra tendera sekretë, që rezultuan një vjedhje e paparë e parave të shtetit, që nga paisjet mjekësore deri te karburantet, pra është shumë e qartë, që detyrohet dhe vetë të pranojë, pasi situata është qelbur.

Ju nuk keni harruar indeksin që jemi vendi i 96-të në botë për zbatimin e ligjit nga qeveria, jemi vendet më kritike, përgjegjësia bie mbi Edi Ramën, kryebashkiakët janë pjesë e një piramide të korruptuar, që nga koka që është Edi Rama. Kësaj i vjen era e qelbur nga të gjitha anët, sa ditë që ai të rri në qeverisje do të kemi një sistem të korruptuar”, tha Vasili.

Ndërsa sa i takon arrestimit të Tushes, Vasili tha se u bë për ti hedhur hi syve shqiptarëve, dhe për të fshehur aferat e mëdha korruptive, dhe mosnisjen e hetimeve për vetë Ramën dhe ministra të tij.

“Unë do u rikthej vëmendje, barrikadën që bëri Edi Rama për Saimir Tahirin, kryebashkiakun e Lushnjes e hedh se është i ngordhur.

Ka shumë çështje për të cilat ka fjetur policia, bërjen e ligjeve me porosi, pa folur për PPP-të dhe çështje të dhimbshme si e Elbasanit dhe Kavajës, për shitblerjen e votës, kjo drejtësi punon me regji, çështjet e mëdha duam ti fshehim, hajde hedhim një shashkë të vogël, një gromësirë të kësaj natyre.

Krimi elektoral është aty dhe pret, inkriminimi i Edi Ramës vazhdon të presë, nuk mund t’iu hedhin hi syve shqiptarëve me një Fatos Tushe, nuk ka Edi Ramë të përjetshëm. Kur unë them ja ujku, pse duhet tiu them ja ku janë gjurmët, çëshjet janë urgjente nuk presin”, tha më tej Vasili.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb