Një konflikt prej 5 vitesh ka përfshirë dy familje në Lezhë për shfrytëzimin e një hapësirë pranë bregut të detit, për shkak se të familja Bushati kërkon 30% e hapësirës publike të jetë e lirë, ndërsa familaj Ndoka pretendon se ka marrë leje në e-Albania për shfrytëzimin e kësaj hapësire.
“Në ditën kur kanë filluar aplikimet në e-Albania, pra në datë 15 maj , zotëria shprehet se ka bërë një aplikim në oren 00:05 minuta të natës por nuk ka marrë një përgjigje. Gëzim Bushati bën me dije se ka 15 vite që ka blerë tokën ku prej 7 vitesh edhe e shfrytëzon, ku ka ndërtuar një pallat dhe apartamentet i ka nxjerrë në shitje. Bëhet me dije se z.Bushati ka paguar për disa vite taksat në Bashkinë e Lezhës. Por në 7 vitet e fundit ka pasur dhe një ‘Beach Bar’, por nga ana e INUK është shembur pasi nuk ka leje të possaçme dhe certifikata që zotëronte ishte e falsifikuar.
Bashkëshortja e ka pranuar në fakt se certifikata ka qenë e falsifikuar por ata nuk kishin dijeni për këtë çështje. Konflikti ka nisur në pjesën e reres perpara pallatit. Zotëria ka bërë denoncimin ne Polici, ka pasur kontakt edhe me Ardi Veliun, por ka shkruar edhe në platformën e bashkëqeverisjes, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Konflikti ka nisur ditën e sotme, ku në fakt banorët e këtij pallati janë ngritur me forcë nga policia duke thënë se z. David Ndoka do të vazhdojë të shfrytëzojë çadrat”, raportoi gazetarja e Fax News Brixhilda Deda.
Zonja Bushati shprehet se kanë bërë aplikim në e-Albania për të shfrytëzuar tokën përpara tyre, por që nga data 15 maj nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Unë jam Kostanca Bushati. Unë jam pronarja që ka këtë objekt, që kemi ndërtuar këtë objekt. Kemi mbi 10 vjet që kemi blerë këtë tokë. Kemi pasur një biznes të vogël dhe policia me pretekstin e drejtë që është pronë publike na e kanë shembur. Ajo është pronë publike dhe duhet të shfrytëzohet nga njerëzit. Kemi pasur një certifikatë publike që është fallso. Personat që e kanë bërë kanë bërë burg. Të njëjtin dokument e ka David Ndoka dhe kërkon ta shfrytëziojë të gjithë pjesën përballë biznesit tonë”, deklaroi zonja Bushati.
Gazetarja e Fax News ka arritur të marrëd dhe anën e zotit David Ndoka, pasi ka folur me bashkëshorten, Davide Ndoka, e cila ka thënë që ata kanë të gjitha dokumentat. Toka është e një shtetasi maqedonasi, por që prej 5 vitesh shfrytëzohej nga zonja Davida Ndoka që e ka marrë me qera. Prej 5 vitesh ka vijuar ky konflikt mes Ndokësh dhe Bushatit.
Davida Ndokës mbrëmjen e djeshme i ka ardhur dhe miratimi për të shfrytëzuar këtë pjesë rërë. Në momentin që i ka ardhur leja ka kërkuar nga banorët që t’i lirohet vendi. Zonja Davida Ndoka ka bërë me dije se i ka lajmëruar më parë pushuesit dhe duhet të largohen. Këta të fundit nuk kanë pranuar dhe është detyruar të therrase policinë.
“Kjo tokë është e një shtetasi maqedonas, e kemi marrë prej 5 vitesh me qera. Mbrëmjen e djeshme më ka ardhur dhe njoftimi nga e-Albania dhe pas këtij momenti kam kërkuar nga banorët që të lirojnë hapësirën. Banorët nuk kanë pranuar të largohen dhe jam detyruar të thërras policinë“, tha Davide Ndoka nder te tjera.
Nga ana tjetër janë banorët që kërkojnë 30% që z.Rama ka thënë është për qytetarët. Ata duan të shfrytëzojnë këtë pjesë sepse nuk kanë para për të paguar shezllonë çdo ditë. Sipas banorëve kjo duhet të ishte një pjesë publike. Nga ana e tyre ata pretendojnë se janë çuar me dhunë nga ana e policisë së shtetit.
“Unë kisha prindërit në çadër. I morën me forcë dhe i nxorën jashtë, mamin, 3 çunat, babin e kam të sëmurë dhe i nxorën përjashta. Prej tre vitesh kam një banesë këtu. Çdo vit kemi pasur çadrën, këtë vit nuk na lënë, për pjesën që na takon , pra 30% që i takon banorëve të pallatit”, tha një plazhiste.
“Unë për veti mundem me e pagujt, ama vendasit që marrin nga 200 euro rrogë a munden me pagujt çadrën 7 mijë lekë. Mu kon me rroga të Zvicrës qikto s’munden me i bo. Aksioni duhet të kishte filluar që para disa vitesh”, tha plazhistja tjetër.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
