Skip to content

Siguronin patenta me anë të rryshfetit, Policia prangos tre persona në kryeqytet

Arrestohen tre të dyshuar për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Sektori i Hetimeve të Korrupsionit pas veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit, sot me datë 09.07.2021 ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar.

Sipas komunikatës për medie, personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale “Marrje e ryshfetit”.

Policia njofton se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale. Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

/faxweb