Efektivët e Policisë së Elbasanit kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Bulevardin e qytetit për të shpërndarë qytetarët të cilët ishin mbledhur gjatë darkës.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Elbasanit ndërhyn në Bulevard dhe nuk lejon qytetarët të rrinë aty pavarësisht se ora policore lejon daljen deri në 12 të natës.
Mbrëmjen e sotme përshembull Policia ka shkuar t’i shpërndajë qytetarët në orën 22:00, duke mos i lejuar të vazhdojnë shëtitjen e tyre apo qëndrimin në Bulevardin Qemal Stafa.
Rikujtojme se qarku i Elbasanit eshte nje nga me problematiket ne vendin tone, aty ku shume vrasje mafioze kane ndodhur ne muajt e fundit.
Mesa duket Policia ka zgjedhur te merret me qytetaret e thjeshte te cilet jane brenda orarit policor dhe jo me kriminelet e qytetit.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
