Skip to content

FOTOT/ Rruga Gusmar-Kuç, Rama: Ofertë e re për turistët dhe perspektivë zhvillimi për të gjithë zonën

Rruga e re Gusmar-Kuç, e cila lidh Tepelenën me Himarën, do të krijojë një ofertë të re turistike për këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotografi nga kjo rrugë, e cila krijon një aks të ri udhëtimi përmes një pjese të panjohur të parajsës shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe këto foto të rrugës Gusmar-Kuç drejt përfundimit, që do jetë një ofertë e re për turistët dhe një perspektivë për të gjithë zonën, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.