Skip to content

Mesi lë në ‘’baltë’’ Argjentinën, Kroacia e para pa sforco

Argjentina nuk ia del të fitoj përballë murit islandez dhe përgjegjësi mban edhe ylli i skuadrës, Lionel Mesi që humbet edhe penalltinë që mund ti jepte fitoren. Ndeshja është dominuar nga kombëtarja amerikano – jugore por pa ia dalë të fitoj këtë sfidë.

Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë ku golit të bukur të Agueros i është përgjigjur për Islandën, Finbogason. Por momenti kulmor i ndeshjes vjen në minutën e 65’ kur Mesi ndalet nga portieri i Islandës Halldorson te pika e bardhë.

Në mbrëmjen fitojnë ballkanasit e Kroacisë, të cilët marrin përkohësisht edhe kreun e grupit. Nuk është sforcuar aspak skuadra e drejtuar nga ish trajneri Dinamos, Zllatko Daliç dhe fitorja ka ardhur shumë e thjeshtë.

Goli parë vjen pas një autogoli të Etobo ndërsa i dyti me Modriç nga pika e bardhë që ishte edhe gjuajtja e parë në portë që kroatët kryen. Tashmë Kroacia i ka hedhur dorashkën Argjentinës për kreun e grupit./Berati.TV

Argjentina 1-1 Islanda

Shënues: Aguero 19’/ Finbogason 24’

Kroaci 2-0 Nigeri

Shënues: Etobo 32’(a), Modriç 72’(pen)