

Policia në Gjilan (njësitet e policisë në komunitet) po i mirpresin bashkëatdhetarët që vijën për pushime në Kosovë, duke u dhënë shishe me ujë dhe disa këshilla përmes fletushkave.
Ky aktivitet i policisë është vlerësuar si një gjest i bukur dhe qytetar nga ana e shumë mërgimtarëve që janë kthyer në vendlindje për të takuar të afërmit apo për të kaluar pushimet.
Fotot janë përcjellë në media dhe përcjellin një shembull për t’u ndjekur.


