Skip to content

“Humbi jetën rrugës për në spital”/ Mbytet 60-vjeçari, ndihma e parë s’e shpëtoi

Një nga pushuesit që luftoi me ujin në plazhin publik Pishë-Poro në Darëzezë humbi jetën rrugës për në spital.

 

Policia konfirmoi se jetën e humbi shtetasi Fiqo Rexhepi, 60 vjeç, pavarësisht ndihmës së parë që iu dha nga pushuesit dhe punonjësit e policisë.

 

Bashkë me të rrezikoi të mbytej edhe 47-vjeçari Arben Alizoti, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.