Skip to content

(EMRI) Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Gramsh: Arrestohet shoferi i minibusit, masa i komunikohet në spital

PAMJE NGA VENDI I NGJARJES

Të tjera detaje janë publikuar mbrëmjen e sotme në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Gramsh, ku një minibus ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një përrua në rrugën Gramsh – Kërpicë, nga ku për pasojë mbeti i vdekur një 30-vjeçar dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë që ndodheshin brenda në mjet.

Mësohet se në orët e mbrëmjes së sotme, policia i ka komunikuar shoferit të minibusit, Arjon Xhepexhiu, masën e sigurisë të arrestit, masë të cilën ia kanë bërë me dije në ambientet e spitalit të Gramshit, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Nga hetimet e para rezultoi se, shoferit të minibusit Loli Xhepexhiu i ka rënë të fikët pasi ka pasur luhatje tensioni. Ndërkaq mësohet të plagosurit janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata do të qëndrojnë në spital për të qenë nën mbikqyrje mjekësore.

/faxweb