Skip to content

Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, mjeti del nga rruga dhe bëhet copash, drejtuesi merr plagë të rënda (Pamje nga vendngjarja)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë, ku një mjet ka dalë nga rruga, e për pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij, 46-vjeçari me inicialet M.H. I plagosuri ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.

/faxweb