Skip to content

“I’ts coming home”, motos së një Anglie të tërë i bashkohet edhe Johnson, mesazhi që ka për ekipin ditën e finales së madhe (Video)

 

Merr fund sot në mbrëmje aventura e Euro 2020, një kampionati me plot risi për nga mënyra sesi u luajt në disa shtete të ndryshme, me përdorimin e sistemit VAR, e deri te eleminimi në fazë të hershme i disa prej ekipeve të mëdha.

Finalja që luhet sot në Wembly, mes Italisë dhe Anglisë është e gjitha për t’u parë e shijuar, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar shumë janë të bindur se ky do të jetë viti i tyre. Pas mbretëreshës, një mesazh për djemtë e ”tre luanëve” e ka dhënë dhe kryeministri Boris Johnson, i cili si shumica e tifozëve mendojnë se: Futbolli po vjen në shtëpi!

Është kjo motoja e një vendi të tërë, Anglisë, në ditën e finales së Euro 2020 kundër Italisë.

Boris Johnson i ka dërguar një mesazh ekipit kombëtar përmes Twitter: “Fat të mbarë Anglisë sonte. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm deri më tani, por të gjithë shpresojmë që të mund të vazhdoni përpara dhe të sillni Europianin në shtëpi “.