Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Pako me tritol në portën e shtëpisë, alarmohet pronari në Fushë-Krujë, çfarë thotë policia

Një pako me lëndë plasëse është hedhur në ambientet e jashtme të një banese në fshatin Halil të Fushë Krujës, e cila nuk ka plasur dhe është pikasur në kohë nga pronari.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.07.2021, rreth orës 23:25, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në ambientin e jashtëm të banesës, shtetasi A.V., ka konstatuar një pako të vogël ku brënda saj kishte lëndë të dyshuar plasëse.

Në vendngjarje nodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentin e rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/faxweb