Skip to content

Ronaldo dhe Schik e mbyllën me 5 gola “Euro 2020”, por pse portugezi ishte ai që fitoi këpucën e artë

Me pesë gola të shënuar, Cristiano Ronaldo e ka fituar çmimin Këpuca e Artë, si golashënuesi më i mirë në Kampionatin Evropian – ‘Euro 2020’.

Superylli portugez shënoi në të gjitha ndeshjet e fazës grupore, megjithatë dështoi të realizonte ndaj Belgjikës në 1/8 e finales kur Portugalia u eliminua.

Përkundër eliminimit të hershëm, askush nuk ia doli të shënonte më shumë gola se CR7 në turneun të cilin e fitoi Italia duke mposhtur Anglinë në finale pas penalltive.

Patrik Schick i Republikës Çeke shënoi po aq gola sa Ronaldo, mirëpo mbeti prapa 36-vjeçarit, për faktin se ky i fundit dhuroi edhe një asistim, si dhe zhvilloi më pak minuta se sulmuesi i Bayer Leverkusenit.

Ndryshe, superylli i Juventusit u bë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane me 14 gola të shënuar.

Po ashtu, me 109 gola të realizuar për Portugalinë, ai e barazoi rekordin me legjendën iraniane, Ali Daei, si golashënuesit më të mirë me ekipet përfaqësuese.

/faxweb