Shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë kanë proceduar penalisht një shtetas, i cili ishte duke sjellë në Shqipëri një shumë prej 94 mijë paundësh të padeklaruara.
Njoftimi i policisë:
U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin N.T, pasi nga sherbimet e policise Kufitare Kakavijë në hyrje të R. Shqiperisë ku gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë ju gjet nje sasi monetare Paund e fshehur në automjetin e tij me targa BL 56 GHO.
Sasia prej 94 000 Paund u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
…
/faxweb
