Skip to content

Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu: Nuk keni prova

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe kërkon të lirohet nga burgu. Përmes avokatëve e tij mbrojtës, Tushe ka kërkuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një masë më të butë sigurie dhe jo “Arrest në burg”.

 

Ai pretendon se nuk ka prova që e mbajnë atë në burg për tenderin për rehabilitimin e kanalit vaditës, duke u akuzuar kështu për shpërdorim detyre.

 

Gjithashtu me kërkesë për masë më të bute sigurie Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të “Falsifikimit të dokumenteve”, shpërdorimit të detyrës” dhe “abuzimit me tendera publike”.