Analisti Ben Andoni i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Pushteti në FaxNews, foli rreth mbledhjes së ardhshme së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe cedimet që sipas tij kjo forcë politike ka bërë, duke i shkaktuar mosardhjen në pushtet.
Andoni thekson se PD ka ceduar në të tre komponentë e së djathtës, që janë prona, familja dhe interesi kombëtar.
“Ka një gjë që është shqetësuese. Rrjedhimi shkon me gjithë politikën shqiptare, më vjen keq ta them që këto i shikon dhe te Partia Socialiste. Gjithmonë e më shumë provohet se politika jonë është në fazat parapolitike. Ka një element që Partinë Demokratike e diferencon nga Partia Socialiste, Partia Socialiste qoftë institucionalisht qoftë ‘de facto’ nuk e përjashton origjinën e saj. Është një pari gati 80-vjeçare. Realisht strukturat që ka janë struktura të konsoliduara, për mendimin tim janë pak të ekzagjeruara, pasi kontrollojnë të gjithë jetën e vendit. Por duket që nga ana institucionale të paktën ata bëjnë gjëra që i shkojnë makiazhit të tyre.
Barra i bie Partisë Demokratike, jo vetëm për emrin, por për momente të caktuara të historisë së saj, që ka treguar vetëdije shumë të madhe, që di të bëjë gjëra që tu japë shpresë shqiptarëve. Shqiptarëve u jep shpresë në çdo moment kur bën veprime të drejta. Njeriu nuk gjykon thjesht nga gjërat që ka përballë por gjykon me ndjesi.
Megjithatë në mendimin tim çfarëdo lloj analize që të bëjmë për PD-në, ajo u takon strukturave. Partia Dekmokratike ka ceduar në shumë probleme të familjes. Familja është në bazë të së djathtës.
Në qendër të së djathtës qëndron interesi nacional, prona dhe familja, ku mendoj se Partia Demokratike ka ceduar në të tjera“, tha Andoni.
…
/faxweb
