Skip to content

Hashash mes perimeve/ Fax News hyn në serën ku rritet kanabisi në Lushnje, a janë të dëmshme për të mbjellat e tjera

 

Fax News ka hyrë paraditen e sotme në serën e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnje, ku rriten bimë të dyshuara si kanabis.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, pranë rrënjëve të kanabisit. shihen të mbjella domate dhe perime të tjera, të cilat përdoren kryesisht për testimin e farave.

Këto janë sera laboratorike, dhe prodhimet e tyre nuk janë për konsum të qytetarëve. Bimët që u shfaqën në videon e ministrisë së Bujqësisë, gjenden ende brenda serës, ndërsa drejtori i QTTB Lushnje Andrea Muca thotë se kjo është një praktikë e ndjekur prej disa kohësh brenda këtyre serave.

Sipas informacionit të dhënë nga gazetarja Fatmira Bajramaj, kjo serë ruhet gjatë gjithë kohës nga punonjës sigurie, ndërkohë që agranomët në Fier tregohen të rezervuar sa i takon të dhënave nëse bimët e kanabisit dëmtojnë prodhimet e tjera.

Sipas sqarimit të bërë dje nga Ministria e Bujqësisë, në këtë qendër bujqësore, dërgohen mostra të dyshuara me lëndë narkotike, me kërkesë të policisë dhe prokurorisë, dhe monitorohet koha që i duhet një gare për të mbirë dhe për t’u rritur.

Kjo praktikë sipas Ministrisë së Bujqëisë aplikohet që prej vitit 2010, ndërsa mbetet në pikëpyetje se pse sqarimi i bërë nga dikasteri që drejtohet nga Milva Ekonomi, u desh më shumë se 24 orë për t’u bërë.

Sipas ekspertëve, në rastet e ndalimit të personave që dyshohet se trafikojnë fara të dyshuara, ata nuk mund të dënohen sa kohë që nuk dihet me saktësi nëse ato i përkasin kanabisit.

/faxweb