Skip to content

Rrahu keq motrën parukiere dhe i shkatërroi floktoren, arrestohet 31-vjeçari nga Lushnja

Divjakë/ Mbante armë të ftohtë me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Lushnjë/ Ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, bie në pranga 31-vjeçari.

*Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë që patrullojnë në plazhin e Divjakës, me një armë të ftohtë (thikë), të cilën e mbante me vete në brez. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, shtetases K. D., 28 vjeçe, dhe ka shkatërruar disa pajisje në qendrën e saj estetike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

/faxweb