Ish-polici Nevaldo Hajdaraj u dënua këtë të mërkurë me 15 vite burg për vrasjen e Klodian Rashës.
Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, duke iu hequr liria për dhjetë vite. Për vrasjen e Rashës në vend shpërthyen protestat dhe u kërkua drejtësi.
Tubimet e dhunshme u pasuan me largimin nga posti i ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshajt.
