Kryetari i Komitetit të Pajtimit të Gjaqeve, Gjin Marku ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malon për të folur mbi rritjen e çmimit të naftës.
Gjin Marku deklaroi problemi më i madh i Shqipërisë është se këtu nuk egziston revolta kombëtare kundër monopoleve si në çdo vend tjetër të botës, krahas mosegzistencës së demokracisë.
“Është shqetësim jashtëzakonisht shumë i madh i qytetarëve. Kjo vjen për faktin që përveç demokracisë që nuk egziston, nuk egziston as revolta qytetarë kundër monopolit. Në çdo vend të botës, tregjet kontrollohen dhe nga shteti. Nuk ndodh fare në Shqipëri dhe gjithçka është monopol”, tha Marku.
Më tej Marku i bëri thirrje shoferëve të përfaqësuesve të shtetit shqiptar që ditën e nesërme kur do të mbahet nje protestë kundër rritjes së çmimit të naftës të fikin makinat e tyre dhe t’i thonë kryeministrit apo ministrave që do rrini në vend tre orë.
“Kush e bën rritjen e çmimit? Kërkesa e tregut apo e bën në mënyrë arbitrare qeveria? Atëherë ne nuk mund t’i themi qeverisë. Ne mund t’i themi qeverisë kontrollo monopolin, sepse është krijuar monopol dhe monopoli krijon ortakëri korrupsioni në qeveri. Rreziku i rritjes së çmimit vjen vetëm nga krijimi i monopolit. Realisht në të mirë të vendit do të ishte nëse do kishin udhëtime nesër të gjithë përfaqësuesit e shtetit shqiptar, shoferët e tyre t’i thonin unë nuk do të udhëtoj më. Tre orë rri ktu, si kryeministër, si ministër, se unë do të respektoj protestën. Kjo do të ishte protestë qytetare,” u shpreh ai.
(E.H/Faxweb.al)
…
/faxweb
