Belgjika dhe Anglia edhe pse në mënyra të ndryshme e kanë nisur me fitore botërorine tyre. Për Belgjikën gjërat ishin më të thjeshta ku Panamaja, një ndër skuadrat më të dobëta të këtij botërori, rezistoj vetëm një pjesë.
Në pjesën eparë belgët kanë provuar por nuk ia kanë dalë të shënojnë. Ndërsa pjesa e dytë nis me një tjetër pamje dhe Mertens shënon një super gol që liron Belgjikën. Pas këtij goli Belgjka ka qëndruar në sulm dhe ka shënuar edhe dy herë më sumuesin e saj kryesor Lukaku që ka mbyllur, si duhet aksionet e skuadrës së tij.

Ndërsa në mbrëmje Anglia e nis në një tjetër mënyrë pasi Heri Kejn shënon shpejtë duke treguar se fitorja do ishte e thjeshtë. Por me kalimin e mnutave britanikët lëshojnë terren duke u dhënë mundësinë edhe tunizianëve të provojnë.
Më pas një brryl i gabuar i Uolker i jep mundësinë Sasit të barazoj në pjesën e parë nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu pjesa e dytë ishte një malore e vërtetë për Anglinë që provoj në të gjitha mënyrat por ia doli vetëm në fund përballë mbrojtjes tuniziane. Është sërish Kejn që shënon në një goditje këndore duke hedhur hapin për kualifikim./Berati.TV

Belgjikë 3-0 Panama
Shënues: Mertens 47’, Lukaku 69’, 75’
Angli 2-1 Tunizi
Shënues: Kejn 11’, 90’+1’/ Sasi 35’(pen)

