Skip to content

Volejboll femra/ Shqipëria e treta në Europa Ligë

35629200 839730119549378 8583454001746411520 n

Në volejboll vjen suksesi i radhës në sportin shqiptar pas arritjes së medaljes së bronxtë të Ligës së Europës. Pasi kaloj fazën e parë duke siguruar kualifikimin me pesë fitore dhe vetëm një humbje shkoj në fazën finale që do luhej në Suedi.

Ndeshja e parë u zhvillua pikërisht kundra vendasve të Suedisë në Nykoping duke hhumbur me rezultatin 0-3 me sete. Ndërsa fituan finalen e vogël përballë Estonisë me të njëjtin rezultat duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronxit në Divizionin e Argjendtë të Europa Ligë.

Ndërsa dy volejbollistet tona Sava Thaka dhe Ariola Prenga siguruan një vend edhe në skuadrën më të mirë të turnout, “Dream Team’’. Ky ishte një sukses i madh për vajzat kuqezi që rikthen sukseset e brezit të dikurshëm të Ela Tases, Mimoza Ibrahmit etj.

U dallua edhe mbështetja që skuadra mori nga Tifozat Kuq e Zi në Suedi.

/Berati.TV

35628868 1707928639255615 7843527124869709824 n