Policia Rrugore në 24 orët e fundit ka vijuar monitorimet në rrugë të ndryshme të vendit, ku me janë zbuluar qindra shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në një njoftim për mediat bëhet me dije se duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 shoferë.
Po ashtu bëhet me dije se janë ndëshkuar me masë administrative 1890 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Efektivët e rrugores janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
