Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpreh solidaritet me Gjermaninë, e cila po përballet me një mot katastrofik, ku stuhitë dhe përmbytjet masive kanë lënë pas deri më tani 58 viktima dhe qindra të zhdukur.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta iu shpreh ngushëllim familjarëve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa lutet që të mos ketë më humbje jetësh.

Mesazhi i Metës:

Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.
Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re