Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka shprehur solidarizimin me popullin dhe shtetin gjerman në lidhje me viktimat dhe situatën e krijuar prej stuhive dhe përmbytjeve shkatërrimtare.
Postimi i plotë: Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.
Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh!
…
/faxweb
