Skip to content

Varreza masive në Përmet, reagon ministrja Margariti: Nga rezultatet paraprake mendohet të jetë e periudhës mesjetare

Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Elva Margariti ka reaguar në lidhje me varrezën masive të gjetur në qytetin e Përmetit.

Ndryshe nga sa u aludua se kemi të bëjmë me një vazrrezë masive të regjimit komunist, Margariti shprehet se nga të dhënat paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë mesjetare.

Postimi i plotë: Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

/faxweb