Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Duncan Norman, në kuadër të përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehet se në këtë takim ka falënderuar Norman për bashkëpunimin e mirë duke i uruar suksese në karrierën e tij diplomatike.

“Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T.Z Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri.

E falënderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë”, shkrun Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re